Argeta

Përbërësit e zgjedhur me kujdes


Copëza të zgjedhura të mishit dhe peshkut dhe erëza natyrale

Pashtetat Argeta përmbajnë vetëm copëza të zgjedhura të mishit të pulës dhe pulës së detit dhe peshk nga furnizuesit e besueshëm të përbërësve. Vajrat bimorë mundësojnë lyerje të lehtë të pashtetës, ndërsa për shijen, e cila na zgjon dhe na shpie në botën e kënaqësive të kuzhinës përkujdesen erëzat natyrale ose erëzat dhe barnishtat e kopshteve.

  • Copëza cilësore të mishit të pulës

    Copëza cilësore të mishit të pulës

    Prodhimi i pashtetës gjithmonë fillon me furnizimin e kujdesshëm të lëndëve të para. Për prodhimin e pashtetave të pulës Argeta përdoret mishi i zgjedhur i pulës. Nënat të cilat do të kenë mundësinë të vizitojnë repartet e prodhimit, do t'i lusim të japin mendim të sinqertë për pulat tona. Ndoshta do të pajtohen se aspak nuk dallojnë nga ato që edhe vetë i përdorin për drekën e së dielës?

  • Copëza cilësore të mishit të pulës së detit

    Copëza cilësore të mishit të pulës së detit

    Pashteta Argeta nga pula e detit është e prodhuar nga copëza cilësore të mishit të pulës së detit të pasuruar me erëza të zgjedhura. Kujt nuk i kujtohet ai gëzimi i fëmijëve dhe kënaqësia e kuzhiniereve kur në pjata ka bërxolla të skuqura të mishit të pulës së detit? Mishi ipulës së detit është i preferuar duke i falënderuar shijes së tij dhe njëkohësisht përmban edhe shumë materie ushqyese.

  • Copëza cilësore të tunës kreshtëkuqe

    Copëza cilësore të tunës kreshtëkuqe

    Pashtetat nga tuna përmbajnë copëza cilësore të tunës kreshtëkuqe. Është e njohur se tuna përmban omega 3 thartirat të vajit, gjegjësisht thartirat thelbësore të vajrave, të cilat trupi nuk mund t'i prodhojë vetë.

  • Fileto trofte atlantike

    Fileto trofte atlantike

    Pašteta Argeta nga trofta është e prodhuar nga filetot e troftës atlantike. Trofta radhitet në peshkun tejet ushqyes dhe përpos omega 3 thartirave të vajit përmbajnë edhe shumë vitamina dhe minerale. Nënat e Argetës me shikimet e tyre të rrepta do ta kontrollojnë gjendjen e filetove dhe ndoshta do të mendojnë edhe për troftë në zgarë, troftë në sallatë, troftë në sanduiç....ose thjesht në pashtetën nga trofta?

  • Erëzat natyrale

    Erëzat natyrale

    Çdo shije e Argetës krijohet pas hetimit disa mujor të kombinimeve të ndryshme të përbërësve Për zgjimin e shqisave tona dhe për shijen përfundimtare të pashtetave Argeta kontribojnë erëzat natyrale si trumza, shtermeni, speci pikant, piperi i zi, pimeni dhe kripa. Përzierjen kulmore të erëzave e zgjedhin ekspertët ushqimorë të Argetës, të cilët ndonjëherë pashtetave u shtojnë edhe nga pak erëza dhe barnishte kopshti të ndryshme ose perime të prodhuara me kujdes, si domate, qepë ose spec. Kontrollueset tona të rrepta do t'i pyesim se a ekzistojnë këto erëza edhe në kopshtet e tyre.

  • Vajra bimorë cilësorë

    Vajra bimorë cilësorë

    Për lyerje të lehtë dhe strukturë të vërtetë të pashtetave Argeta kontribojnë edhe vajrat cilësorë bimorë. Vajrat bimorë përdoren në ushqimin e përditshëm sepse për shkak të shijes së tyre neutrale dhe përbërësve lidhës janë të pashmangshëm në përgatitjen e sallatave dhe lyerjeve. Gjithsesi pa vajra bimorë nuk mund t'i imagjinojmë edhe ushqimet e skuqura. Është e vërtetë se nëna nuk do të gëzohet shumë për numrin e madh të kalorive që përmban vaji, por jemi të sigurtë se rezervat e veta me sukses do t'i „harxhojë“ në misionin e saj yjor.

Çështje interesante për përbërës të caktuar

Mishi i pulës Përmban shumë vitaminë B dhe është burim i shkëlqyeshëm i albuminave, të cilat i nevojiten trupit për të funksionuar.
Mishi i gjelit të detit Përmban shumë albumina, vitaminë B, selen, hekur dhe zink të cilët forcojnë imunitetin.
Fileto toni Përmban omega 3 thartirë të vajit.
Mish trofte Përpos omega 3 thartirave të vajit ka edhe përmbajtje të madhe të vitaminës D, e cila ndihmon në mbrojtjen e lëkurës dhe rrit fuqinë e koskave (eshtrave), ndërsa mineralet e dobishme për trup krahas tjerave mundësojnë funksionimin normal të qelizave të muskujve.
Vajrat bimorë Përmbajnë shumë përbërës ushqyes si vitamina, minerale, albumina dhe thartira të vajit.
Nisheste patatesh Përgatitet si pasojë e fotosintezës dhe është e përbërë nga glukoza të cilën patatja në formë të kokrrave të nishestes e ruan si rezervë për „ditët e vështira“. Nishestja bën pjesë në grupin e karbohidrateve, të cilat janë burim i rëndësishëm i energjisë.


Prodhimi më bashkëkohorë

Prodhimi i pashtetave bëhet nën mbikëqyrjen e rreptë teknologjike, me të cilën prodhimi ndiqet nga lëndët e para deri te mbyllja e ambalazhit. Teknologët profesionistë të Argetës dhe instrumentet e kontrollimit në mënyrë precize ndjekin të gjitha fazat e prodhimit.

  • Procesi i përkryer teknologjik

    Procesi i përkryer teknologjik
  • Nënat e përzgjedhura haptas dhe në mënyrë të përpiktë do të referojnë për procesin e prodhimit, i cili realizohet syhaptas nga ana e teknologëve të Argetës. Gjatë prodhimit së pari saktësisht kontrollohet cilësia e të gjitha lëndëve të para dhe ambalazhit, e më pas me ndihmën e hetimeve laboratorike kontrollohet cilësia e përpunimit deri në mbylljen dhe sterilizimin e pashtetës. Pasi që pashteta është e paketuar deri në arritjen e saj nëpër rafte duhet të presë së paku një javë. Gjatë kohës së „karantinës“ bëhen hetimet e fundit për rregullsinë e prodhimit. Pashtetat Argeta të cilat nëpër dyqane i shihni nëpër rafte janë të sigurta me garancion dhe të gatshme edhe për konsumatorët më delikatë.